Bota përkujton 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së 1-rë Botërore
11 Nentor 2018
Rreth 70 liderë botërorë përkujtuan përfundimin e Luftës së Parë Botërore, me një ceremoni në Harkun e Triumfit.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe shefat e shteteve dhe qeverive ishin në Champs-Elysees pikërisht në momentin kur 100 vjet më parë armët pushuan zjarrin përgjatë Frontit Perëndimor duke i dhënë fund konfliktit mbarëbotëror katërvjeçar.
Më pas u mbajt një minutë heshtje për të rënët dhe do të dëgjohet himni kombëtar francez.
Ceremonia mbaroi me rindezjen e flakës në varrin e Ushtarit të Panjohur, me vendosjen e kurorave me lule pranë Harkut të Triumfit.
Më pas, pjesa më e madhe e liderëve ishin të pranishëm në një forum paqeje.
Lufta e Parë Botërore ishte një aleancë mes Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe më vonë Italisë dhe SHBA kundër Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Perandorisë Otomane.
Në këtë luftë u përfshinë 40 vende dhe humbën jetën nëntë milionë ushtarë së bashku me miliona civilë.
Ndaje me miqte