0030 210 33 18 483

BQE prezanton kartëmonedhat e reja me vlerë 100 dhe 200 euro

Tribuna TV 18 Shtator 2018

Kartëmonedhat e reja me vlerë 100 dhe 200 euro, do të qarkullojnë më 28 maj në vendet e eurozonës, duke përfunduar kështu procesin e rinovimit që filloi në vitin 2013 dhe përmban risi që e bëjnë më të vështirë falsifikimin e tyre.

Kartëmonedhat e reja u prezantuan në selinë e Bankës Qendrore Europian në Frankfurt. Ato do të zëvendësojnë kartëmonedha e vjetra me prerje 100 dhe 200 euro, që ndodhen në qarkullim që nga viti 2002.

Kartëmonedhat me vlerë 100 euro përfaqësojnë 23% të vlerës totale të kartëmonedhave që qarkullojnë në eurozonë (200 euroshet përfaqësojnë vetëm 4%) dhe “nuk janë një produkt për të pasurit, është një kartëmonedhë e rëndësishme për jetën tonë të përditshme”, theksoi Iv Merce, anëtar i bordit drejtues të BQE gjatë ceremonisë së prezantimit.

Ashtu si dhe kartëmonedhat e reja me vlerë 5, 10, 20 dhe 50 euro, edhe këto përmbajnë elementë që e bëjnë të vështirë falsifikimin e tyre. Në hologramën e anës së djathtë paraqitet princesha Europë. Shifrat 100 dhe 200, me ngjyrë smeraldi shoqërohen nga simbole të vogla të euros ndërsa kartëmonedha ndryshon ngjyrë në varësi të këndit nga e shikojmë. Gjë që asnjë falsifikator nuk mund ta imitojë në mënyrë perfektë, sipas BQE.

Çdo muaj sekuestrohen mesatarisht 40.000 – 60.000 kartëmonedha të falsifikuara. Më të shumtat janë me vlerë 50 euro, pasi falsifikatorët i shmangen përgatitjes së kartëmonedhave me vlerë më të madhe që kontrollohen më sistematikisht nga aparatet e posaçme.

Seria “Europa” do të plotësohet pranverën e ardhshme, pasi që nga 2016-a është vendosur që në fund të vitit 2018 të ndalojë shtypja e kartëmonedhave me vlerë 500 euro, pasi konsiderohet se përdoren  në masë të madhe nga mashtrues të të gjitha llojeve. Ky vendim shkaktoi zemërim në Gjermani, pasi disa gjykuan se në këtë mënyrë hapet rruga për heqjen nga qarkullimi të parave cash.

Ndaje me miqte