Brazil, digjet muzeu kombëtar me moshë 200 vjeçare
Tribuna TV
03 Shtator 2018
Një zjarr masiv që përfshiu muzeun më të vjetër të Brazilit dyshohet se ka shkatërruar pjesën më të madhe të artefakteve që ndodheshin të ekspozuara.
Muzeu Kombëtar 200-vjeçar përmbante 20 milionë objekte arti dhe artikuj që lidheshin me historinë e Brazilit dhe vendeve të tjera, si dhe objekte të shumtë nga familja mbretërore e Brazilit.
Presidenti brazilian Michel Temer tha se humbjet janë "të pallogaritshme," duke shtuar: "Kjo është një ditë tragjike për Brazilin. 200 vjetë punë, kërkime dhe njohuri janë zhdukur."
Muzeu përmbante më shumë se 20,000 Nuk ka patur viktima nga zjarri që filloi pas mbylljes së muzeut.
Përveç objekteve braziliane, Muzeu Kombëtar në Rio de Janeiro kishte artefakte egjiptiane dhe greko-romake, fosile dhe skeletin më të vjetër njerëzor në Amerikë.
Muzeu Kombëtar është i lidhur me Universitetin Federal të Rio de Janeiro.
Zyrtarët e muzeumit thanë se kishin përfunduar marrëveshjet për financimin e instalimit të një sistemi të parandalimit të zjarrit vetëm disa ditë më parë.
Ndaje me miqte