Britania i jep fund qarkullimit të lirë të qytetarëve europianë
Tribuna TV
03 Tetor 2018
Kryeministrja britanike, Theresa May ka shpallur rregullat e reja për emigracionin, që do të vihen në zbatim menjëherë pas daljes përfundimtare të Britanisë së Madhe nga bashkimi Europian.
Sipas këtyre rregullave, prioritet do të kenë punonjësit e kualifikuar, ndërsa do t’i jepet fund qarkullimit të lirë të qytetarëve europianë.
“Kur do të dalim nga bashkimi Europian do të vëmë në zbatim një sistem emigracioni që i jep fund një herë e mirë qarkullimit të lirë të qytetarëve europianë në Mbretërinë e Bashkuar”, nënvizohet në një deklaratë të kryeministres May. “Do të jetë një sistem i bazuar në aftësitë e punonjësve dhe jo në origjinën e tyre”.
“Ky sistem i ri do të lejojë të ulet emigrimi i personave me kualifikim të ulët”, shtoi shefja e qeverisë britanike.
Në programin e prezantuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, zonja May ishte angazhuar t’i zbresë shifrat e emigrimit në Britani në më pak se 100.000 kundrejt 273.000 që ishin në vitin 2016.
Sipas rregullave të reja, personat që dëshirojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të kenë një nivel të caktuar të ardhurash, për të garantuar se nuk do të marrin puesnë “të cilat do të mund t’i bënte popullata britanike”.
Ndërkaq, vizat për studentët, nuk do t’u nënshtrohen këtyre kritereve.
Ndaje me miqte