Brukseli: Jo më kontrolle në kufijtë e Shengenit
TV TRIBUNA
09 Prill 2019
Komisioneri europian për sigurinë dhe emigracionin, Dimitris Avramopoulos ka inkurajuar Gjermaninë dhe vende të tjera europiane që t’i japin fund kontrolleve në kufijtë e tyre të personave që vijnë nga shtete të tjera anëtare të zonës Shengen.
“Nëse marrëveshja Shengen pushon së zbatuari, Bashkimi Europian rrezikon madje dhe të vdesë”, paralajmëroi Avramopoulos gjatë një ligjërate në institutin e Studimeve Atlantic Council në Uashnington.
Avramopoulos vuri në dukje se Komisioni Europian nuk ka për të miratuar zgjatjen e fatit për kontrollet ndaj personave që mbërrijnë nga një vend tjetër i Shengenit. Komisioneri shtoi se marrëveshja në fjalë duhet të zbatohet ashtu siç parashikojnë nenet e saj.
Sipas marrëveshjes, personat që lëvizin brenda hapësirës së zonës Shengen nuk u nënshtrohen kontrolleve.
Shteti i parë që nisi kontrollet para tre vjetësh e gjysmë, ishte Austria, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Slloveninë. Gjermani gjithashtu po bën kontrolle në kufijtë me Austrinë që nga fundi i vitit 2015.
Danimarka, Norvegjia dhe Franca, kontrollojë po ashtu personat që vijnë nga shtete të tjera pjesëtare të zonës Shengen.
Rifillimi i kontrolleve kufitare u vendos në kulmimin e krizës së refugjatëve, kur dhjetra mijëra vetë iu drejtuan shteteve të Europës perëndimore përmes të ashtuquajturës Rruga Ballkanike.
Avramopoulos shprehu gjykimin se qëllimet e brendshme politike luajtën rol në vendimet e qeverive të atyre vendeve që të fillojnë kontrollet kufitare.
Ndaje me miqte