0030 210 33 18 483

Buffon i thotë “Adio” Juventusit

Tribuna TV 17 Maj 2018

Të shtunën (kundër Veronës) do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin”. Duke pasur në krah bosin e “bardhezinjve” Andrea Anielli, Gianluigi Buffon njoftoi largimin e tij nga Juventusi, pas plot 17 vitesh në klubin e Torinos.

“Më janë bërë oferta që të luaj për ekipe të tjera, por edhe oferta më të rëndësishme që të vazhdoj një karrierë jashtë fushës së lojës. Është diçka për të cilën do të vendos javën e ardhshme. Atëherë do të marr vendimet përfundimtare. Mirëpo, sigurisht nuk kam për të luajtur më në Itali. Para 15 ditësh isha një... ish-futbollist, por kjo duket se mund të ndryshojë”, theksoi portieri legjendar i Juventusit.

Siç vënë në dukje mediat europiane të enjten, Buffonit i janë bërë oferta nga Sporting Lisbona, ndërsa e kanë “testuar” edhe nga Real Madridi, Paris SG, Liverpuli, MlS – Liga profesioniste në Shtetet e Bashkuara, por edhe nga Argjentina.

“Po mbërrij në këtë fund të rrugëtimit me Juventusin i qetë dhe i lumtur. I mbushur emocione që janë produkt i fatit tim që të gjendem në këtë klub dhe të bashkëpunoj me njerëz fantastikë. Ishte një rrugëtim i shkëlqyer. Tani ia lë shiritin e kapiteni një miku dhe lojtari të shkëlqyer, Chielini-t”, përfundoi Buffon.

Ndaje me miqte