0030 210 33 18 483

Bushati: Dorëheqja e Kotzias nuk pengon bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë

ATSH 19 Tetor 2018

Dorëheqja e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, nuk e pengon vijimin e bisedimeve për çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë një konference për shtyp me homologun turk Mevlut ÇavuÈ™oÄŸlű, u shpreh se, “ministrat ikin e vijnë, e rëndësishme është që problemet të zgjidhen”.

“Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit dhe besoj se do të vijojmë të jemi në tryezën e bisedimeve me Greqinë për të mbyllur çështjet e hapura të cilat, siç e kam thënë disa herë, e kanë origjinën nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot”, – theksoi Bushati.

Ndaje me miqte