Butaris: Nuk kandidoj më për kryetar bashkie i Selanikut
Tribuna TV
22 Nentor 2018
Janis Butaris, kryetari aktual i bashkisë së Selanikut, deklaroi vendimin e tij për të mos kandiduar sërish në zgjedhjet e majit 2019 dhe për të mbyllur përfundimisht ciklin e tij në pushtetin lokal.
“Vendimi im është personal dhe jo politik. Pas 16 vjetësh impenjim në pushtetin lokal, konsideroj se e kam përmbushur ciklin tim. Kjo natyrisht nuk do të thotë se do të pushoj së dhëni kontribut ndaj qytetit tim, nga poste të tjera”, i deklaroi Butaris agjencisë ANA-MPA.
I pyetur se si e sheh të ardhmen e qytetit të Selanikut, Janis Butaris nënvizoi se “ne e hapëm qytetin për njerëzit. Mbollëm farën e ripërtëritjes. Besoj se qyteti do të krijojë kushtet e përshtatshme, kështu që mos të kthehemi në të kaluarën e grijtë të mbylljes në vetvete”.
Zoti Butaris do të qëndrojë në detyrë deri në shtator 2019, kur do t’i bëjë dorëzimit kryebashkiakut të ri që do të dalë nga zgjedhjet e majit të vitit të ardhshëm.
Janis Butaris është kryetar i bashkisë së Selanikut, që nga 1 janari 2011, pasi fitoi zgjedhjet e nëntorit 2010, i mbështetur nga partitë PASOK, E Majta Demokratike dhe “Drasi”, por edhe nga deputetja atëherë e pavarur, Dora Bakojanis.
U rizgjodh në zgjedhjet e vitit 2014, duke dominuar në turin e dytë ndaj kandidatit të Demokracisë së Re, me 58,11% të votave.
Ndaje me miqte