0030 210 33 18 483

Capital Controls: Nga e hëna, lehtësime të reja

Tribuna TV 04 Qershor 2018

Që nga e hëna, 4 qershor kanë hyrë në fuqi lehtësime të reja në kufizimet për tërheqjen e parave cash nga depozitat e individëve dhe bizneseve.

Tashmë, secili do të mundë të tërheqë nga llogaria e vet deri 5.000 euro në muaj, nga 2.300 që ishte limiti deri më sot.

Gjithashtu rritet edhe shuma e kartëmonedhave, në euro apo valutë, që lejohet të ketë individi me vete gjatë udhëtimit jashtë shtetit. Deri tani lejoheshin 2.300 euro, tashmë secili mund të marrë me vete 3.000 euro.

Kontrolli në lëvizjen e kapitaleve u vendos në korrik 2015, kur Greqia u ndodh në buzë të falimentimit, për shkak të referendumit që inicioi kryeministri Tsipras dhe që solli si rezultat një program të tretë shpëtimi, me masa të reja shtrënguese.

Që atëherë deri në 2017-n, qytetarët kishin të drejtë të tërhiqnin nga depozitat e tyre vetëm 60 euro në ditë apo 420 euro në javë.

Ndaje me miqte