0030 210 33 18 483

Capital Controls, vijnë lehtësime të tjera

Tribuna TV 02 Maj 2018

Një valë të re lehtësimesh të kontrollit të kapitaleve (capital controls), presin në javët e ardhshme ekspertët e sektorit bankar, pasi katër bankat kryesore greke kaluan me sukses stres testin nga Banka Qendrore Europiane (BQE).

Ky zhvillim, kombinuar edhe me rikthimin e depozitave bankare gjatë muajit mars, që i kaloi 1,1 miliardë eurot, uljen e vazhdueshme të varësisë së bankave greke nga mekanizmi emergjent i financimit ELA, dhe përmirësimin e klimës së ekonomisë, u hap rrugën lëvizjeve të tjera përmirësuese në kuadrin kufizues të qarkullimit të kapitaleve.

Bordet e bankave vlerësojnë se ministria greke e financave – që ka kompetencën e nxjerrjes së vendimeve përkatëse - do të marrë nga Frankfurti (selia e BQE) deri në fillim të qershorit “dritën jeshile” për të avancuar në ndryshimet pozitive.

Në të do të përfshihet gjithsesi, një rritje bujare e limiteve për kryerjen e importeve, gjë që ka rëndësi jetike për funksionimin normal të biznesit.

Më tej, do të ketë ndryshime edhe në veprimet që kryejnë qytetarët për tërheqjen e parave cash, ku pritet të ketë një rritje simbolike, nga 2.300 euro në muaj, në 2.500 euro.

Synimi i këtyre ndryshimeve -përderisa ato miratohen nga BQE- është që t’u përcillet mesazhi qytetarëve se sistemi bankar po ecën me hapa të shpejtë drejt normalizimit.

Ndaje me miqte