Centeno i Eurogrupit: "Sot, një ditë e veçantë për Greqinë"?
Tribuna TV
20 Gusht 2018
Presidenti i Eurogrupit, ministri portugez i financave, Mario Centeno, ka përshëndetur daljen e Greqisë nga programi i shpëtimit.
“Mirëdita. Sot është një ditë e veçantë për Greqinë. Programi i shpëtimit po mbaron pas një rruge të gjatë e të vështirë, nga e cila të gjithë morëm mësimet tona.
Por kjo tashmë i përket historisë.
Sot zhvillimi ekonomik është rikthyer, po krijohen vende pune, ka suficit fiskal dhe tregtar, ekonomia është reformuar dhe modernizuar.
E di se këto përfitime nuk bëhen të ndjeshme për gjithë popullsinë. Por do të bëhen gradualisht.
Greqia po përballet me një realitet të ri. Nuk ka më kërkesa paraprake, por as disbursime të reja. Greqia rifitoi kontrollin për të cilin luftoi. Me kontrollin vjen dhe përgjegjësia.
Grekët paguan për politikat e gabuara të së kaluarës. Kthimi në këto politika do të ishte një gabim i keq.
Greqia tashmë ndodhet në një pozitë, ku mund të gëzojë në nivel të plotë pjesëmarrjen e saj në Eurozonë, e angazhuar nga rregullat e njëjta si çdo anëtar tjetër.
Në këtë sens, Greqia sot u rikthye në normalitet. Mirë se erdhët!".