0030 210 33 18 483

Ceremonia e varrimit të papa Françeskut caktohet të shtunën

ATSH 22 Prill 2025

ROMË, 22 prill /ATSH-DPA/- Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, njoftoi sot Vatikani, pas një takimi të kardinalëve.

Më heret, papa Françesku shprehu dëshirën e tij për t’u varrosur në kishë, një nga vendet e tij të preferuara, dhe jo në Bazilikën më të madhe të Shën Pjetrit, siç ndodh zakonisht.

Liderët globalë pritet të marrin pjesë në funeral.

Trupi i papa Françeskut është aktualisht i vendosur në një arkivol të hapur në kapelën e bujtinës Santa Marta, ish-rezidenca e tij, ku kardinalët, zyrtarët dhe punonjësit e Vatikanit mund t’i japin lamtumirën e tij.

Papa Françesku, i cili ishte 88 vjeç, vdiq dje nga një goditje në tru dhe dështimi i zemrës.

Ndaje me miqte