0030 210 33 18 483

Certifikatat e vaksinimit nga vendet e treta, pranohen dhe të printuara, por vetëm në...

TV TRIBUNA 10 Nentor 2021

Hyrja e turistëve nga vendet e treta në restorantet, lokalet e argëtimit dhe dyqanet, lejohet me tregimin e certifikatës së vaksinimit dhe të pasaportës, njofton sekretariati i konsumatorit në ministrinë greke të zhvillimit.

Sekretariati i referohet aktit normativ të publikuar në fillim të nëntorit, ku thuhet ndër të tjera: “Hyrja dhe shërbimi i klientëve të huaj që disponojnë çertifikatë vaksinimi apo sëmundjeje nga një vend jashtë Bashkimit Europian, lejohet thjesht me tregimin e letrës së certifikatës dhe të dokumentit të identifikimit (pasaportë), pa qenë nevoja e kontrollit me aplikacionin Covid Free GR”.

Ndaje me miqte