0030 210 33 18 483

Champions League, Casillas, Mueller dhe Buffon, pikat e referimit

Tribuna TV 17 Shtator 2018

Vetëm 115 ditë pas fitimit të Champions League nga Real Madridi për të tretin sezon rresht, kompeticioni më madhor i futbollit botëror rikthehet sërish mbrëmjen e 18 shtatorit, për t’u finalizuar mbrëmjen e të shtunës, 1 qershor 2019, në stadiumin Estadio Metropolitano të kryeqytetit spanjoll.

Siç vë në dukje faqja zyrtare e UEFA-s (www.uefa.com), çdo sportdashës këtë javë duhet patjetër të ketë parasysh veçanërisht tre gjëra:

1. Për portierin e Portos, Iker Casillas, ky është sezoni i 20-të i Ch. League, çka përbën një rekord.

2. Thomas Mueller pritet të bëhet lojtari i 35-të në gjithë historinë e kompetcionit, që do të arrijë 100 pjesëmarrje në UEFA Champions League, nga grupet, deri në finale.

3. Hera e fundit që portieri aktual i Paris SG, Gianluigi Buffon e nisi fazën e grupeve për një ekip tjetër veç Juventusit, ishte në 10 dhjetor 1997, në ndeshjen Parma-Gallatasaraj (1-1).

Ia vlen gjithashtu të përmendet se edicioni i sivjetshëm do të jetë i pari me orare të përshkallëzuara të ndeshjeve, kur të paktën dy ndeshje çdo mbrëmje do të fillojnë në ora 19,55.

Një tjetër risi e këtij edicioni është se Cristiano Ronaldo nuk do të ketë më fanelën e Real Madridit.

Për fund, Young Boys, Hofenheim dhe Crvena Zvezda luajnë që të trija për herë të parë në Ch. Legaue, duke e çuar në 140 numrin e ekipeve europiane që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve.

Ndaje me miqte