0030 210 33 18 483

Champions, sonte “lufta civile” angleze

TV TRIBUNA 09 Prill 2019

Të martën në mbrëmje ngrihet sipari i fazës çerekfinale të Ligës së kampionëve, me dy ndeshjet e para.

Padyshim që interesimi i gjithë opinionit futbolldashës në mbarë botën, është fokusuar në përplasjen e emërtuar si “luftë civile angleze”, pra ndeshja Tottenham-Mancheser City, në stadiumin e porsainauguruar të Spursave - në shqip: Mamuzeve...

Është hera e gjashtë në historinë e Champions League që shorti vë përballë në çerekfinale dy ekipe angleze. Madje për ekipin e Pep Guardiolës është viti i dytë rresht, pas përplasjes vjet me Liverpulin.

Të kuqtë nga ana e tyre presin po të martën në “Anfild”, Porton. Ekipi i Jurgen Klopp do të përpiqet të hedhë hapin e parë për kualifikim në gjysmëfinale, përballë një ekipi që lufton në çdo ndeshje dhe është një kundërshtar që duhet marrë në konsideratë.

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale

E martë, 9 prill, ora 22,00

Tottenham – Manchester City (CosmoteSport 1)

Liverpoool – Porto (CosmoteSport 2)

 

E mërkurë, 10 prill, ora 22,00

Manchester United – Barcelona (CosmoteSport 2)

Ajax – Juventus (CosmoteSport 1).

Shënim: Nga kanalet shqiptare ndeshjet i transmeton Tring Sport.

Ndaje me miqte