0030 210 33 18 483

Chelsea, në Selanik pa Hazard e Pedro. Nuk bën stërvitje në “Tumba”

Tribuna TV 17 Shtator 2018

Pa yllin e vet të madh, Eden Hazard, por edhe pa prezencën e Pedros do të paraqitet Chelsea të enjten në stadiumin Tumba të Selanikut, kundër PAOK-ut, në ndeshjen për grupin e parë të Europa League. Ndërkohë, në pikëpyetje është dhe aktivizimi i Ruben Loftus-Cheek.

“Hazard dhe Pedro do të shlodhen të enjten për ndeshjen në Greqi, ndërsa Ruben Loftus-Cheek ka një problem të vogël dëmtimi, që shpresoj ta kalojë. Pres të kem një pamje më të qartë që të vendos se cilët janë lojtarët e mi që kanë nevojë për shlodhje dhe cilët jo”, tha traineri italian, Maurizio Sarri.

Ndërkaq, Chelsea nuk do të bëjë stërvitje në stadiumin Tumba, më 20 shtator. Por edhe konferenca e shtypit e teknikut të klubit londinez, nuk do të jepet aty. Konferenca për shtyp do të jepet në hotelin Hyatt, ndërsa stërvitja do të bëhet në qendrën sportive Lola, në Suroti, ora 17,15, ku në 15 minutat e para do të kenë mundësi ta ndjekin edhe gazetarët.

PAOK-u nga ana e vet, do të stërvitet në ora 10,00 në Tumba dhe 15 minutat e para do të jenë të hapura për përfaqësuesit e medias. Në ora 12,00 do të pasojë konferenca për shtyp e trainerit Razvan Lucesku.

Ndaje me miqte