0030 210 33 18 483

Chios, i bie në kokë tabela e basketbollit, vdes 19 vjeçari

TV TRIBUNA 05 Gusht 2019

Një tabelë basketbolli në një terren sportiv në ishullin Chios i ka marrë jetën një djaloshi 19 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës në vendin e quajtur Daskalopetra.

19 vjeçari nga Marusi i Athinës kishte shkuar për pushime në ishull. Aksidenti ndodhi pak para mesnatës, kur ai po luante me disa miq të tij. Shtylla u shkëput nga terreni dhe tabela e goditi në kokë djaloshin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve në spitalin e Chios, ai nuk mundi të mbahej në jetë, për shkak të dëmtimeve të rënda në kafkë.

Autoritetet policore i komunikuan masën e arrestit kryetarit të bashkisë së Chios, Manolis Vournous, që u paraqit vullnetarisht në rajon.

Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, nga hetimet e para ka rezultuar se shtylla me tabelën e basketbollit ishte vendosur para rreth 20 vjetësh dhe mbahej nga vetëm një shtresë e hollë çimentoje, pa u vidhosur ashtu siç përcaktohet nga standardet teknike.

Ndaje me miqte