0030 210 33 18 483

Cili qytet evropian është më ‘ekonomik’ për t’u vizituar?

15 Mars 2019

Cilat janë prioritetet tuaja kur planifikoni pushime në një nga qytetet europiane? Ushqimi i mirë? Kultura apo historia interesante? Sigurisht që këto faktorë janë tepër të rëndësishëm, por ajo së cilës ne i japim  përparësi është kostoja që na nevojitet për të shpenzuar.
Posta Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, ka postuar barometrin vjetor të kostove të qytetit, duke postuar çmimet nga kostoja e një kafeje, deri tek tarifat e hyrjes së galerive, si dhe çmimin për dy netë akomodim me tre yje për dy të rritur.
Qyteti që kryeson listën ndodhet në Lituani dhe quhet Vilnius. Kapitali i Lituanisë është i njohur gjithashtu për qytetin e tij piktoresk të vjetër mesjetar, arkitekturën baroke, artin në rrugë dhe historinë e larmishme. Zyra e Postës raporton se në Lituani mund të udhëtoni nga aeroporti i qytetit për në qendër më vetëm 1,75 funta ($ 2.28), plus dy netë akomodimi në një hotel me tre yje për dy të rritur do t’ju kushtojë vetëm £ 70 ($ 91).
Në anën tjetër të spektrit, Reykjavik, kryeqyteti i Islandës, është qyteti më i shtrenjtë në Evropë. Kjo do të jetë pak e çuditshme për ata persona që nuk e kanë vizituar këtë vend por Islanda, vendi i akullit dhe dëborës, është e njohur për të qenë e shtrenjtë.
Mundësitë e tjera tepër ekonomike për t’u vizituar, janë Beogradi, Serbia – ku arkitektura sovjetike është e vendosur pranë ndërtesave të arteve të reja dhe një shishe birrë lokale do ju kushtojë vetëm 1,89 £ (2,46 $). Europa Lindore është një nga rajonet më të lira në Evropë, tregon barometri – një udhëtim në Varshavë në Poloni, numri tre në listë, do të kushtojë 160.35 euro, ndërsa Bukureshti në Rumani, i renditur në vend të pestë, do ju kushtojë rreth £167,74, për një fundjavë.
Bratislavia në Sllovaki, Moska në Rusi dhe Praga në Republikën Çeke renditen në top 10-shen, ndërsa Budapesti në Hungari renditet në vend të 11-të. Më poshtë ju rendisim top 10-shen e vendeve të cilat janë më ekonomike për t’u ‘’arratisur’’ gjatë fundjavave, duke specifikuar anash sasinë e parave që do ju nevojiten:
Vilnius, Lituani – £ 147.35 ($ 191.92)
Beograd, Serbi – £ 151.57 ($ 197.41)
Varshavë, Poloni – £ 160.35 ($ 208.85)
Stamboll, Turqi – £ 166.83 ($ 217.29)
Bukureshti, Rumani – £ 167.74 ($ 218.47)
Porto, Portugali – £ 172.60 ($ 224.80)
Riga, Letoni – £ 178.60 ($ 232.62)
Bratislavë, Sllovaki – 182,02 $ (237,07 $)
Moska, Rusia – £ 186.87 ($ 243.39)
Pragë, Republika Çeke – £ 190.19 ($ 247.71)
(TV SCAN)

Ndaje me miqte