0030 210 33 18 483

Covid-19, ja masat që do të zbatohen deri në 7 janar 2021

TV Tribuna 11 Dhjetor 2020

Qeveria greke ka komunikuar masat që do të zbatohen deri në 7 janar 2021 në kuadër të përpjekjeve për kufizimin e shtrirjes së Covid -19.

Masat janë komunikuar nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

Konkluzioni nga shqyrtimi i të dhënave nuk është i kënaqshëm.

Nuk bie numri i infeksioneve dhe nuk lehtësohen pavionet e reanimacionit në nivelin që pritej.

Me përgjegjësinë e të gjithë neve.

Rrjedhimisht, nuk mundemi të avancojmë në ristartimin e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore me mënyrën dhe në kohën që të gjithë do të donim.

Situata konfuzionesh, si ato që pamë në Britani dhe në Francë janë kambanë rreziku ndaj të gjithë neve.

Është e nevojshme të shmangen pamje të tilla në vendin tonë.

Dhe kjo është në dorën tonë.

Me këto të dhëna dhe pas rekomandimeve të ekspertëve, u vendos.

1. Vazhdimi i pezullimit të funksionimit të tregtisë me pakicë në gjithë territorin.

Nisur nga fakti se shërbimet kurier janë të mbingarkuara dhe nuk është e mundur t’u përgjigjen nevojave në rritje, nga e diela 13 dhjetor 2020 deri të enjten 7 janar 2021 do të lejohet shkuarja e klientit në njësinë tregtare për të marrë porosinë e vet (click-away).

2. Hapja e floktoreve nga e hëna 14 dhjetor 2020 në gjithë territorin, me mundësinë e orarit të zgjeruar nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes.

Vihet në dukje se funksionimi i tyre do të bëhet ekskluzivisht me takime, kështu që të evitohet çdo mundësi grumbullimi, por edhe respektimi me rreptësi i protokollit higjieno sanitar.

3. Hapja e librarive, nga e hëna 14 dhjetor 2020 në gjithë territorin, gjithashtu me mundësi për zgjerimin e orarit, me limit maksimal 4 klientë në dyqane me sipërfaqe 100 m2, ose një klient për çdo 15 m2, për njësi me sipërfaqe mbi 100 m2.

4. Hapja e kishave për besimtarët, një ditë para Krishtlindjeve dhe ditës së Dritave, vetëm.

Të dy këto ditë do të lejohet prania deri në 9 persona në të gjitha kishat dhe deri në 25 veta në tempujt e metropolive, në gjithë zonat e vendit.

Përgjegjësinë për respektimin e masave do ta kenë kishat lokale dhe Kryepeshkopata e Athinës.

Sqarohet gjithashtu se ditën e Epifaneve nuk do të bëhet bekimi i ujërave në ambiente të hapura publike.

5. Vazhdon të ndalohet lëvizja nga ora 10 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit gjatë gjithë periudhës nga 13 dhjetori 2020 deri në 7 janar 2021, ai dhe dërgimi i sms në numrin 13033 për lëvizjet e nevojshme.

Sqarohet se për lëvizjet që lidhen me tregtinë me pakicë, në floktore dhe në librari, do të duhet të deklarohet numri 2.

Vihet gjithashtu në dukje se karantina e detyruar për ata që udhëtojnë nga jashtë shtetit për në Greqi,  dhe futen në vendin tonë nga 18 dhjetori 2020 deri në 7 janar 2021, reduktohet nga 10 ditë që ishte paralajmëruar, në 3 ditë.

Ndaje me miqte