0030 210 33 18 483

Covid-19, masa të jashtëzakonshme dhe në zona të tjera

TV TRIBUNA 06 Tetor 2020

Zgjerohet vazhdimisht lista me zonat e Greqisë që i nënshtrohen regjimit të masave të jashtëzakonshme kufizuese, ndërsa Atika vazhdon të jetë epiqendra e epidemisë, teksa këtu evidentohet çdo ditë më shumë se gjysma e rasteve të reja me Covid-19.

Që nga e marta dhe për shtatë ditë rresht (deri më 12 tetor), masat e jashtëzakonshme do të zbatohen në njësitë rajonale të Ahaisë dhe të Janinës, ku ditët e fundit evidentohet një shtim i numrit të të infektuarve nga koronavirusi.

Këto masa janë:

Ndalim i funksionimit të gjithë njësive të ushqimit social nga ora 24,00 deri 05,00.

Pezullim i çdo lloj veprimtarie si parti, panaire, litani fetare, etj.

Përjashtohen nga pezullimi tregjet fshatare (laiki), tezgat e të cilave që do të funksionojnë me distancë 5 metra nga njera-tjetra, dhe 50% të kapacitetit për çdo kategori shitësish.

Ndalohet çdo grumbullim qytetarësh me më shumë se 9 persona, për çfarëdo arsye, sa në mjediset publike edhe ato private.

Në dyqanet e ushqimit social lejohet numri maksimal i klientëve 4 persona në çdo tavolinë, përveç rasteve kur janë të afërm të shkallës së parë dhe atëherë lejohen deri 6 persona.

Përdorimi i detyrueshëm i maskës, sa në ambientet e brendshme, edhe ato të jashtme.

Të hënën, Enti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi për 303 raste të reja.

Numri i të infektuarve në Greqi, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 20.142.

Po të hënën, u njoftuan se tetë persona humbën jetën, duke e çuar në 417 numrin e viktimave nga Covid-19.

Ndaje me miqte