0030 210 33 18 483

Covid-19, Mitsotakis e Rama, bisedë telefonike

TV Tribuna 22 Prill 2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, kanë zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike.
Sipas njoftimit të publikuar nga zyra e shtypit e shefit të qeverisë greke, Mitsotakis e Rama kanë diskutuar mbi masat që kanë marrë të dy vendet për të përballuar pandeminë e koronavirusit.
Gjithashtu edhe politikat për heqjen graduale të masave kufizuese, me qëllim që të rivendoset ndërlidhje ndërmjet të dy vendeve.
Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, mendohet që Edi Rama ka diskutuar me homologun e tij grek mbi problemin e dhjetra qytetarëve shqiptarë që i kapi në Greqi kriza e koronavirusit dhe tashmë rrezikojnë të penalizohen pasi u ka mbaruar 90 ditëshi.
Kujtojmë se Televizioni Tribuna, i kishte kërkuar që para një muaji shefit të qeverisë shqiptare që t'i telefononte homologut të tij grek dhe t'i parashtronte problematikën e qytetarëve shqiptarë në Greqi, përfshirë të ardhurit me pasaportat biometrike dhe njohjen e patentave shqiptare në Greqi.
"Një telefonatë do të mund të ofronte zgjidhje qoftë dhe për sa kohë do të zgjasë kjo situatë emergjente", theksohej në mesazhin që drejtori i TV tribuna Robert Goro i kishte dërguar kryeministrit Rama.
 

Ndaje me miqte