0030 210 33 18 483

Covid-19 në Greqi: Shqetësim dhe optimizëm i përmbajtur

TV Tribuna 24 Nentor 2020

VANA PAPAVANGELOU, anëtare e Komisionit të Ekspertëve

Sipas të dhënave të EODY sot kemi 1.388 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve që po kurohen të intubuar është 549.

84 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Presioni ndaj sistemit shëndetësor është kritik.

Në gjithë territorin kemi rreth 4.400 persona që po kurohen për Covid, ndërsa kapaciteti i shtretërve të reanimacionit për Covid ka arritur në 86% në gjithë Greqinë.

Në Athinë, 81% e reanimacionit është e zënë, ndërsa në Greqinë e Veriut, siç e dini të gjithë, kjo sasi arrin në 99%.

Në Greqinë e Veriut vërejmë një stabilizim të rasteve të reja.

Ndoshta vërehet dhe një ulje ditët e fundit, po është e qartë se rastet nuk pakësohen me ritmin që prisnim.

Është e qartë se respektimi i masave të domosdoshme për reduktimin e valës epidemike, nuk u zbatuan nga të gjithë ashtu siç duhej.

Infeksioni në komunitet vazhdon edhe sot të jetë i madh.

Grumbullimi nëpër shtëpia në mes të lockdown-it, vë në rrezik përpjekjet tona.

Secili duhet të bëjë lockdown-in e vet personal në jetën e tij të përditshme.

Do të duhet të përzgjedhë “flluskën” e vet, domethënë të zgjedhë një grup të vogël e konstant nga të afërmit e ngushtë dhe miqtë, me të cilët do të ketë marrëdhënie.

Mirëpo, kujdes te personat vulnerabil, të personat që ndodhen nën rrezikshmëri të lartë. Edhe unë e vizitoj nënën time një herë në javë, mirëpo kujdesem që të mbajmë të dyja maskën.

Shumë veta thonë se Covid ngjan me një grip të thjeshtë.

Mirëpo, të tjera gjëra thonë shifrat dhe të dhënat nga vendi ynë.

Ditët e fundit e shihni se kemi thuajse 100 të vdekur në ditë, ndërsa epidemia e gripit asnjë vit nuk i kaloi të 200 të vdekurit për gjithë vitin.

Disa të tjerë thonë që vdekjen kanë të bëjnë me bashkëqytetarët tanë të moshës mbi 80 vjeç. Po, mosha mesatare e atyre që humbasin mbetet konstante dhe është tek 80 vitet.

Por edhe këtu shifrat flasin vetë. Vetëm në muajin nëntor, domethënë tre javët e fundit, u humbën më shumë se 1.000 bashkëqytetarët tanë nga Koronavirusi.

Sigurisht, 85% e vdekjeve ka të bëjë me njerëz mbi 65 vjeç dhe kjo përsëri mbetet konstante dhe nuk ka ndryshuar javët e fundit.

 

 

 

Mirëpo, vetëm brenda nëntorit u intubuan 181 bashkëqytetarët tanë të moshës më të vogël se 65 vjeç dhe humbën jetën 117 persona nën 65 vjeç nga Koronavirusi.

Rrjedhimisht, ky infeksion ka të bëjë me të gjithë ne.

Ajo që, ndonëse është thënë mjaft herë ndoshta nuk është kuptuar nga të gjithë ne, është se vdekshmëria e ulët në moshat e reja, domethënë për persona nën 65 vjeç, varet jo vetëm nga mosha e tyre, por edhe nga kapacitetet e sistemit shëndetësor të ofrojë kujdesin e specializuar shëndetësor që nevojitet, me vëmendjen dhe kohën që nevojitet.

Faktikisht sistemi është mbingarkuar dhe duhet t’i paraprijmë rrezikut që të tejkalohen caqet e sistemit, sepse diçka e tillë do të mund të shpinte në pamundësi për kujdes të mirë dhe në rezultate tragjike.

Natyrisht, është e pamundur të besojmë se do të zgjohemi një mëngjes dhe befas do të kthejmë faqe në jetën tonë dhe do të kthehemi në normalitetin që jetonim në shkurt 2020.

Nevojitet durim. E sigurta është se kjo sprovë e pabesueshme do të mbarojë.

Mirëpo duhet të kuptojmë se e vetmja mënyrë që të përballohet pandemia është besimi dhe zbatimi i shumë masave të ndryshme njëkohësisht.

E padiskutueshme që masa më e thjeshtë dhe më rezultativja është përdorimi i saktë dhe tërësor i maskës.

Që të keni një pamje, studime në biznese, në fabrika, kanë treguar që nëse në një komunitet të mbyllur futet virusi, përdorimi i maskës mund ta ulë infeksionin në të paktën 50 herë.

Është pra e kuptueshme që sado që përdorimi i vazhdueshëm i maskës është i pavolitshëm, sado që distancomi nga njerëzit që duam bie në kundërshtim me mentalitetin tonë, kulturën tonë, duhet që mbi të gjitha të vëmë jetën njerëzore.

Për fat të keq, futje në reanimacion dhe humbjet e jetëve njerëzore do të vazhdojnë të shtohen edhe këtë javë, si rezultat i gjithë atyre që ndodhën muajin e kaluar.

Në mbyllje, doja të ndaja me ju optimizmin e përmbajtur se masat po fillojnë të japin rezultat dhe prandaj nuk duhet të përgjunjemi tani dhe të vazhdojmë përpjekjen për ta ndërprerë valën e dytë pandemike.

Siç themi, ta nivelojmë kurbën, qoftë dhe sikur të vështirësohemi ta bëjmë këtë shumë më tepër nga sa pranverën e shkuar.

Ditët e fundit po vërehet një stabilizim i qartë.

Ndoshta fillojmë të shikojmë një rënie në regjistrimin e rasteve të reja.

Po them që po të krahasojmë rastet e reja ndërmjet javës së dytë dhe të tretë të nëntorit, sa në gjithë territorin, aq edhe në Atikë dhe Selanik, kanë tendenca rënieje.

Për shembull, në Selanik kishim javën e mëparshme 4.500 raste dhe javën që sapo u mbyll 4.400.

Ndërsa sa i përket shtrimeve të reja në spital, kemi një stabilizim në 400 shtrime çdo ditë.

Rrjedhimisht duhet të bëjmë durim dhe një përpjekje të ndërgjegjshme, me qëllim që të ndalojmë çdo transmetim të ri të virusit.

Ndaje me miqte