0030 210 33 18 483

Covid-19, po vjen sërish SMS?

TV Tribuna 25 Shtator 2020

Një ditë pas mesazhit të kryeministrit Mitsotakis, qeveria greke ka përjashtuar sërish masën e një lockdown-ni të ri në Greqi, si ai i pranverës.

Zëvendësministri i mbrojtjes civile, Nikos Hardalias, deklaroi të premten se “jemi larg nga një lockdown për shkak të pandemisë së koronavoirusit. Kemi ende masa për të zbatuar”.

I pyetur se cilat janë masat e tjera të mundshme, Hardalias solli si shembull përdorimin e maskës në të gjitha ambientet, të brendshme dhe të jashtme, apo masa që kanë të bëjnë me grupmosha të popullsisë, si ata që janë mbi 65 vjeç.

Mundësinë e masave të reja e vuri në dukje edhe anëtari i komisionit të epidemiologëve, Prof. Nikos Sypsas, që theksoi se “jemi në alarm portokalli, nuk është alarm i kuq, nuk jemi në një fazë locdown, mirëpo situata kërkon të jemi vigjilentë.

Sipas televizioni publik ERT, ekspertët po shqyrtojnë katër masa të mundshme, po ndërkaqw ende nuk është marrë asnjë vendim.

Këto masa janë:

1. Përdorimi i maskës në gjithë ambientet e jashtme.

2. Kufizim i qarkullimit nga mesanata deri në orën 6 të mëngjesit. Lëvizja do të jelohet vetëm me SMS.

3. Lëvizje me SMS për gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeç.

4. Orar i limituar për kioskat (peripterot) dhe dyqanet e kinkalerive, me qëllim që mos të ketë grumbullime të të rinjve nëpër sheshe.

Gjatë informimit të gazetarëve të premten, Hardalias theksoi se “po shqyrtojmë ecurinë e pandemisë së Koronavirusit dhe se çfarë masa do të merren do të bëhet mbi bazën e të dhënave të momentit konkret”.

Ndaje me miqte