0030 210 33 18 483

Covid-19, shpallen masa më të ashpra për hyrjet nga Kakavija

TV TRIBUNA 27 Shkurt 2021

Nikos HARDALIAS, Zv/ministër i mbrojtjes civile

Do të doja t’ju informoj se me qëllim që të shmanget përhapja e mëtejshme e virusit nga pikat e kalimit kufitar tokësor, nga e hëna 1 mars në ora 6 të mëngjesit deri të hënën 15 mars ora 6 e mëngjesit, zbatohen masat e mëposhtme për pikat kufitare Kakavijë dhe Evzones.

Orari i hyrjes nga pikat në fjalë do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në 19,00, përfshirë dhe kalimin e kalimin e mjeteve të rënda, në vend të nga ora 7 e mëngjesit deri 11 e natës që ishte deri tani.

Limiti i 700 personave që kishin të drejtë hyrjeje çdo ditë nga këto dy pika, tashmë bëhet 400 persona në ditë.

Vendoset përdorimi i detyrueshëm i Rapid testit për gjithë ata që hyjnë në Greqi nga dy pikat kufitare, përfshirë edhe drejtuesit e mjeteve të rënda.

Detyrimi i testit negativ PCR 72 orë përpara dhe plotësimi i formularit PLF, mbetet i pandryshuar për gjithë ata që hyjnë, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të rënda të transportit tregtar.

Në rast të rezultimit të një testi pozitiv, nuk do të lejohet hyrja në Greqi.

Gjithë sa hyjnë në Greqi nga këto dy pika kufitare që do të qëndrojnë tashmë në izolim në banesë (karantinë) për 14 ditë, nga 7 ditë që ishte deri tani, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të rënda të transportit tregtar.

Ndaje me miqte