0030 210 33 18 483

COVID FREE GR, i domosdoshëm; si të zbrisni aplikacionin

TV TRIBUNA 18 Gusht 2021

Përmes aplikacionit COVID FREE GR do të verifikohen vërtetimet e testit negativ, të vaksinimit apo sëmundjes nga koronavirusi të punonjësve, të studentëve, të qytetarëve që shkojnë në lokalet e ushqimit, të argëtimit dhe në stadiume, siç bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Vasilis Kikilias.

Në ambientet e mbyllura të gastronomisë, kafe, bar, restorante, taverna, klube, qendra argëtimi etj., kemi funksionim vetëm për të vaksinuarit dhe për ata që janë sëmurur 6 muajt e fundit.

Kontrolli i vërtetimit të vaksinimit apo sëmundjes në hyrje të biznesit, me aplikacionin Covid Free up.

Njëlloj dhe në gjithë veprimtaritë e tjera verifikimi do të bëhet me anë të aplikacionit.

Aplikacioni disponohet falas përmes llogarisë zyrtare të Republikës Greke në App Store dhe Google Play.

Domethënë mund të instalohet në çfarëdo aparati që përdor software iOS apo Android.

Qeveria greke ka përgatitur një video shpjeguese

 

Vërtetimi i certifikatës Covid europiane dhe kombëtare bëhet lehtë, shpejt dhe me siguri.

Zbrisni aplikacionin COVID FREE GR në tablet apo celular që përdoret për verifikim.

Në ekranin fillestar të aplikacionit shtypni QR SAROTIS (QR Scanner) që të hapet kamera.

Kaloni kamerën sipër kodit QR të certifikatës që të vërtetohet vlefshmëria e saj.

Aplikacioni vërteton certifikatën Covid duke iu dhënë një nga tre rezultatet.

Jeshile: vërtetim vaksinimi apo sëmundjeje.

E verdhë: vërtetim testi negativ që është deklaruar

E kuqe: çertifikatë jo e vlefshme

Ndaje me miqte