0030 210 33 18 483

Covid mbërrin edhe në Vlorë. 4 persona dyshohet se janë infektuar

23 Mars 2020

Në qytetin e Vlorës dyshohet se 4 persona janë të infektuar me koronavirus. Autoritetet shëndetësore i kanë nisur menjëherë drejt Tiranës.
Familja përbëhet nga gjyshja 77 vjeçare, babai 69 vjeç, mamaja 50 vjeçe dhe djali 24 vjeç.
Bëhet e ditur se burimi i infektimit është 24 vjeçari, i cili ka ardhur para disa ditësh nga Bergamo dhe më pas ka ikur në Gjermani. Nipi ka ardhur që në datën 8 në Shqipëri dhe ka ikur në datën 20 në Gjermani.
Familja banon pranë Postës Qendrore të qytetit dhe përbëhet nga 5 anëtarë. Një prej tyre ka rezultuar negativ.
 

Ndaje me miqte