0030 210 33 18 483

Covid në Greqi: Vendimtar muaji prill, thotë qeveria

TV Tribuna 29 Mars 2020

Muaji prill do të jetë vendimtar për ecurinë e Koronavirusit në Greqi dhe ministra të qeverisë greke që folën të dielën për mediat vendase, e kanë cilësuar prillin si "barometër".
Duke folur për Tv Skai, ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilias, tha ndër të tjera se rezultaet e masave që janë marrë deri tani, do të duken më 15 prill.
Ai paralajmëroi se prilli është një muaj "tepër vendimtar" dhe nuk duhet të ketë asnjë relaksim, pasi është shumë e lehtë që të shkojmë në skenarë katastrofe, por të mos e lkuptojmë se duhet të qëndrojmë në shtëpi.
Në të njëjtën frekuencë edhe ministri i zhvillimit Adonis Georgiadis, i cili  përjashtoi absolutisht që sivjet të ketë lëvizjet tradicionale për pashkët. "Sivjet nuk ka për të pasuzr dalje për pashkët. Masat sigurisht që do të jenë deri atëherë dhe është mirë ta themi që tani", theksoi duke folur gjithashtu për TV Skai. Më herët, Georgiadis kishte deklaruar se masa për kufizimin e qarkullimit të njerëve do të zgjatet edhe përtej 6 prilli, afat që ishte vendosur fillimisht.
Edhe koordinatori i ministrisë së shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, nënvizoi se javët e ardhshme do të jenë vendimtare, prandaj qëndrojmë në gatishmëri dhe shtoi se "Jemi në skenarin e mirë dhe skenari i keq nuk duket për momentin". Por Tsiodras theksoi gjithashtu që "Për sa kohë që virusi është këtu, rreziku ekziston. Pak po të relaksohesh, ai të sulmon me tërbim".
Ndërsa zëvendësministri i mbrojtjes civile, Nikos Hardalias, vuri në dukje që "sipas gjithë shenjave, presim kulmimin (e Koronavirusit) nga mesi dhe deri në fund të prillit".
 

Ndaje me miqte