0030 210 33 18 483

Dëbimi i ambasadorit iranian, Trump-Ramës: "Treguat lidership"

Tribuna TV 20 Dhjetor 2018

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përgëzuar qeverinë shqiptare për veprimet e ndërmarra kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë europiane.

 “I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për tu mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Lidershipi i treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për ti treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Europë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin”, shkruan presidenti Trump në letrën drejtuar Kryeministrit Rama.

Ndaje me miqte