0030 210 33 18 483

Dëgjesa me banorët e Mirditës, anulohet ndërtimi i dy HEC-ve në lumin Urakë

ATSH 30 Mars 2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të anulojë ndërtimin e dy HEC-eve të parashikuara për t’u ngritur në lumin Urakë, në zonën e Kurbneshit.

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja, Belinda Balluku, gjatë një dëgjese publike që zhvilloi me banorët e kësaj zone, të cilët shqetësimin e tyre, sa i takon ndërtimit të këtyre dy HEC-eve, e kishin adresuar në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqeduam.al.

Balluku tha se, qeveria është e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe se tashmë kanë nisur procedurat për prishjen e kontratave për ndërtimin e dy HEC-eve. Ministrja theksoi se zona në fjalë është një zonë e mbrojtur dhe në të nuk do të lejohet asnjë ndërtim.

Duke ju përgjigjur shqetësimit të banorëve për projektet e tjera të HEC-eve që janë projektuar në lumin Urakë, ministrja Balluku theksoi se “Uraka është e Mirditës, nuk është e askujt tjetër”. “Zonat e mbrojtura do mbrohen nga qeveria shqiptare, por dhe nga banorët”, tha ajo.

Ndaje me miqte