0030 210 33 18 483

Dështon mocioni i mosbesimit kundër qeverisë Tsipras

Tribuna TV 17 Qershor 2018

Qeveria e Aleksis Tsipras i mbijetoi të shtunën në mbrëmje një mocioni mosbesimi, i destinuar për të bllokuar marrëveshjen me Shkupin për emrin e ri të Maqedonisë.

“Nga 280 deputetë të pranishëm, 153 votuan kundër mocionit të mosbesimit”, deklaroi nënkryetari i parlamentit Jorgos Varemenos, disa orë para nënshkrimit të marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit që do ta emërtojë Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë me emrin “Maqedonia e Veriut” duke i dhënë fund 27 viteve mosmarrëveshje.

Klima politike është tendosur në të dy anët e kufirit pas njoftimit të marrëveshjes së përshëndetur nga OKB, BE dhe NATO.

Kryeministri grek e cilësoi këtë marrëveshje si fitore e rëndësishme historike për Greqinë.

“Ne kemi treguar se atje ku ekziston një vullnet, një konflikt i vjetër prej disa dekadash mund të zgjidhet në mënyrë të ekuilibruar”, theksoi Tipras.

Ndërsa shefi i opoizitës, Kyriakos Mitsotakis, që kisahte inicuar mocionin e mosbesimit, duke iu drejtuar kryeministrit, theksoi: “Të gjithë marrim vendimet tona dhe do të gjykohemi për ato. Ju, zoti Tsipras, po nënshlkruani një marrëveshje që përbën një zbrapsje të madhe kombëtare dhe unë po përpiqem ta pengoj; e kam të qetë ndërgjegjjen time. Fjalët e mira që dëgjopni nga ndërkombëtarët duhet t’ju shqetësojnë”.
 

Ndaje me miqte