0030 210 33 18 483

Dalai Lama akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve: Si një figurë shpirtërore u kthye në protagonist të skandalit

JULI NDRIKO

11 Prill 2023

Ngjarja ku Dalai Lama shfaqet të puthë në buzë një fëmijë dhe i drejton gjuhën, është një ngjarje që ka shokuar publikun. Nga një figurë shpirtërore, tashmë ai është kthyer në protagonist të një pamje për krime seksuale ndaj fëmijëve.Kjo sjellje e dhunshme dhe veprim kriminal ndaj të miturit ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore, të cilat kanë kritikuar ashpër Dalai Laman. 

Pa u zgjatur shumë, le t'i themi gjërat ashtu siç janë : Sjellja e Dalai Lamas në këtë rast është kundërligjore dhe e papranueshme dhe krimi ka një emër,Pedofili. Një nga krimet më të rënda nga gjithë sistemet ligjore në botë.

Në katër anët e botës, pedofilia është një krim i dënueshëm me ligje të ndryshme të kodit penal. Ky akt kërcënon të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve dhe vë në diskutim performancën morale të tij si udhëheqës shpirtëror. Asnjë rast i tillë nuk duhet të lejohet dhe mbetet pa dënuar , dhe  kundërshtuar publikisht.

Në rastin konkret  lidershipi shpirtëror Dalai Lama , publikisht ka shkelur rregullat dhe ligjet ndërkombëtare dhe morale me një sjellje që është e papranueshme. Si rezultat duhet t'i nënshtrohet përgjegjësisë së tij, dhe të ndiqet penalisht nga organet e autoriteteve vendore.

Ngjarje të  tilla veshin me turp gjithë shoqërinë dhe vetë njeriun. Pikërisht ,në një kohë kur integriteti dhe siguria e fëmijëve janë në rrezik në mbarë botën.
Për fat të keq, në historinë e njerëzimit, shumë shenjtarë dhe udhëheqës shpirtërorë kanë bërë krime të rënda ndaj  njerëzimit. Këto shembuj janë gjithmonë të trishtueshme dhe të neveritshme dhe duhet të na bëjnë të pyesim se si një person i inspiruar shpirtëror mund të bëjë krime ?

- Në fund të fundit, janë njerëz dhe lehtë ngacmohen nga dëshira për fuqi dhe kontroll mbi të tjerët. Udhëheqësit  shpirtërorë nuk janë në brendësi rozë, por njerëz  që mund të kriminojnë  si kushdo. 

Megjithatë, duhet të vlerësojmë dhe të mirat që shumë udhëheqës shpirtërorë dhe shenjtarët kanë sjell njerëzimit , por duhet të jemi të ndjeshëm edhe ndaj sjelljeve së tyre të gabuara, të cilat kanë pasoja të rënda tek njerëzit e tjerë dhe në shoqëri më gjerë.

Ajo që mund të vështirësojë  ngjarjet e kësaj natyre është indiferenca. Nëse kjo ngjarje bëhet e lehtë për tu pranuar, nevoja për drejtësi dhe integritet zvogëlohet gjithnjë e më shumë në sytë e njerëzve.

Nëse nuk ndëshkojmë sjelljet e padëshirueshme ndaj fëmijëve, që dëmtojnë gjëndjen emocionale dhe fizike, integritetin dhe dinjitetin e fëmijëve, ata do të vazhdojnë të jenë viktima. 
Duhet
 të kemi politika dhe masa preventative që t'i mbrojmë dhe të ndalojmë abuzimet, diskriminimin dhe keqtrajtimin e fëmijëve.

Në mbyllje, le të shërbejë kjo histori si një sinjal i fortë për të mbrojtur të miturit dhe nxitur për mbrojtjen e së drejtës së tyre për një jetë të sigurt dhe pa traumë.

"Më fal" vetëm nuk mjafton, Dalai Lamas...

Ndaje me miqte