0030 210 33 18 483

Dallëndyshe Bici emerohet në krye të Kadastrës, Rama: Ritëm tjetër që garanton stabilitet të plotë të pronës

ATSH 11 Mars 2023

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot drejtoren e re të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, e cila vjen në krye të këtij institucioni pas largimit të Artan Lames.
Lame, tha Rama, drejtoi procesin e transformimit në këtë fushë për gati një dekadë.
“Është bërë një reformë integruese e Hipotekës dhe ALUIZNI-t dhe pa asnjë diskutim rezultatet janë të dukshme dhe të prekshme. Krahasimi me pikënisjen është si dita me natën. Por sot është koha për një shtysë të re dhe për të hyrë në një fazë përmbyllëse, me një ritëm tjetër të këtij procesi, i cili në fund duhet të garantojë stabilitet të plotë të pronës, marrëdhënies me pronën dhe marrëdhënies mes qytetarëve dhe shtetit në aspektin e pronës”, deklaroi Rama.

Ndaje me miqte