0030 210 33 18 483

Dani Alves largohet nga PSG

TV TRIBUNA 24 Qershor 2019

Menjëherë pas kualifikimit të Brazilit në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, mbrojtësi Dani Alves bëri një postim në Instagram, ku njoftoi edhe largimin nga klubi francez Paris Saint Germain, ku militon prej dy sezonesh.

Në fakt kjo ishte një çështje që diskutohej prej javësh, pasi mbrojtësi brazilian kishte ngurruar të firmosë kontratën e re me klubin francez, por vetëm tani doli hapur dhe njoftoi se nuk do të vazhdojë më eksperiencën në Paris.

“Në jetë gjithçka mbaron, ndaj falënderoj klubin e PSG-së që më dha mundësinë të shkruaj një faqe të historisë së tij. Dy vite gjatë të cilave jam angazhuar maksimalisht për të përmbushur misionin. Kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë nuk kam qenë në lartësinë e duhur”, shkroi Dani Alves në Instagram.

Ndaje me miqte