Danimarkë, 6 të vdekur në një aksident hekurudhor
Tribuna TV
02 Janar 2019
Gjashtë njerëz kanë humbur jetën dhe 16 janë plagosur në një aksident hekurudhor që u shënuar paraditen e të mërkurës në një urë që lidh dy ishujt më të mëdhenj të Danimarkës, Funen dhe Zealand.
Një tren udhëtarësh po lëvizte në drejtim të kryeqytetit Kopenhagen, kur për shkak ndoshta të erërave të fuqishme, mbi të ranë sende dhe mushama që mbulonin vagonat e një treni mallrash.
Në trenin e udhëtarëve ishin 131 pasagjerë dhe tre punonjës të hekurudhave.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 7,35 të mëngjesit të së mërkurës, njofton policia daneze, duke shtuar se forca të rendit si dhe ekipe të përballimit të emergjencave ndodhen në vendngjarje.
Plane televizive tregojnë trenin e mallrave që transportonte produkte të industrisë daneze të birrës Carlsberg.
Aksidentet fatale janë një fenomen i rrallë në Danimarkë, një vend që ka një rrjet hekurudhor tepër të zhvilluar.
Ura e ka gjatësinë 18 kilometra dhe në të lëvizin çdo ditë me tren rreth 21 pasagjerë, ndërsa e përshkojnë të paktën 27.000 mjete.
Ura është pjesë e infrastrukturës që lidh Danimarkën me Suedinë dhe me Gjermaninë.
Ndaje me miqte