0030 210 33 18 483

De Ligt mbërrin në Torino, Ajax merr 75 milionë euro

ATSH 17 Korrik 2019

TIRANË, 17 Korrik /ATSH/ -Mbrojtësi holandez, Matthijs De Ligt ka zbarkuar në Itali, ku do të kryejë vizitat mjekësore, para se të hedhë firmën mbi kontratën që do ta lidhë për 5 sezone me klubin e Juventusit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha mbrojtësi 19-vjeçar, i cili rreth orës 22:20 zbarkoi në aeroportin “Caselle” të Torinos, ku u prit nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të Juventusit.

Marrëveshja mes bardhezinjve dhe Ajaxit nuk ishte aspak e lehtë, pasi edhe kërkesat për mbrojtësin 19-vjeçar ishin të shumta, por në fund palët ranë dakord për një shifër prej 75 milionë eurosh në total.

Ndaje me miqte