0030 210 33 18 483

DEH, ka filluar orari veror i energjisë elektrike

Tribuna TV 02 Maj 2018

Që nga data 1 maj ka filluar zbatimi i orarit veror në faturat e korporatës së Energjisë (DEH), që do të zgjasë deri më 31 tetor.

Me anë të një komunikate, korporata u bën të ditur klientëve që përdorin faturën shtëpiake (ikiako timologjio, miomeno nihterino), se për periudhën verore orari do të jetë 23,00 deri 07,00.

Orari veror të intereson nëse:

-Përdorni gjatë orëve të natës (kur energjia faturohet me çmim në të ulët), pajisjet elektrike që konsumojnë shumë energji.

-Në çdo rast nëse konsumi juaj -ditën dhe natën- është më shumë se 800 kWh për katërmujorin.

Konsumi juaj katërmujor (i ditës dhe i natës) është më pak se 800 kWh, përderisa konsumi i natës është të paktën 150 kWh.

Ndaje me miqte