0030 210 33 18 483

DEH: Lehtësira dhe fshirje e detyrimeve për të prekurit nga zjarret

TV Tribuna 04 Gusht 2018

Deri në 48 këste do tërregullohen detyrimet e debitorëve të energjisë nga familjet dhe bizneset e prekura nga zjarret në Kineta dhe Atikën Lindore. Kjo ka të bëjë me detyrimet nga konsumi deri në 31 dhjetor 2017.

Më herët, bordi i korporatës publike të energjisë (DEH), kishte njoftuar vendimin për fshirjen e detyrimeve të të gjithë të prekurve, për periudhën nga 1 janari 2018.

Më konkretisht, vendimet e DEH parashikojnë:

-Fshirjen e detyrimeve për ebergjinë elektrike që u konsumua nga 1 janari 2018 deri më 23 korrik 2018, në banesa apo biznese që përsuan dëme të konsiderueshme materiale, apo në banesat dhe bizneset ku banonin apo punonin persona që humbën jetën, në zona të Atikës Lindore dhe asaj Perëndimore.

-Rregullim të detyrfimeve që i korrespondojnë energjisë elektrtike që u konsumua para 31 dhjetorit 2017, pa paradhënie, në deri 48 këste. Kësti i parë do të paguhet me nënshkrimin e kontratës së rregullimit.

Paraqitja e kërkesave pranë DEH-së nga klientët e prekur prej zjarreve do të bëhet deri më 31 dhjetor 2018.

Ndaje me miqte