0030 210 33 18 483

Del vendimi për “Veveosin”. Kush përfiton dhe kush jo

Tribuna TV 20 Dhjetor 2018

Ashtu si dhe gjithë vitet e mëparshëm, ministrja e mbrojtjes së qytetarit ka firmosur urdhërin që mundëson dhe për 365 ditë të tjera mundësinë e shkuarjes në Shqipëri dhe të kthimit pa problem, për gjithë emigrantët që nuk kanë marrë ende lejen e qëndrimit.

Si gjithmonë, bëhet fjalë për ata emigrantë që kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por që për arsye që lidhen me funksionimin e shërbimeve shtetërore, leja e qëndrimit nuk u ka dalë akoma.

Të drejtën e kthimit pa problem në Greqi e kanë edhe ata që kanë dalë gjatë vitit 2018 dhe ndaj aplikimit të tyre nuk ka dalë përgjigje refuzuese apo vendim për anulimin e lejes.

Në njoftimin e shpërndarë më 20 dhjetor nga ministria, thuhet:

Me vendim të ministres së mbrojtjes së qytetarit, Olga Gerovasili, dhe me qëllim që të lehtësohen emigrantët që u nënshtrohen dispozitave të nenit 8, paragrafi 7 dhe nenit 9 paragrafi 4 të ligjit 4251/2014, lejohet gjatë periudhës kohore nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2019, dajla dhe kthimi i tyre në Greqi, përderisa kanë dalë nga Greqia gjatë periudhës së lartpërmendur dhe vërtetimi (veveosi) i depozitimit apo vërtetimi i posaçëm që parashikohet nga dispozitat e mësipërme, është në fuqi.

Gjatë kohës së vlefshmërisë së këtij vendimi (nga 01.01.2019 deri 31.12.2019), u ofrohet mundësia gjithë shtetasve të huaj, pavarësisht kombësisë, që të vizitojnë vendin e tyre dhe të rikthehen në Greqi për më shumë se një herë.

Gjithashtu, lejohet rikthimi në Greqi, përderisa kanë dalë nga vendi brenda vitit 2018 për të shkuar në atdhe dhe ndërkohë nuk ka dalë ndaj tyre një përgjigje refuzuese apo vendim për anulimin e lejes.

Shtetasit e huaj të që përfitojnë nga ky vendim, në momentin e rikthimit të tyre në Greqi, duhet të disponojnë:

Pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi, që njihet nga Greqia, dhe janë të vlefshme.

Vërtetimin se kanë depozituar gjithë dokumentet e nevojshme për marrjen apo rinovimin e lejes së qëndrimit, në bazë të dispozitave përkatëse të nenit 8 paragrafi 7 dhe nenit 9 paragrafi 4 të ligjit 4251/2014, ose

Vërtetimin e posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, në bazë të dispozitave të nenit 25 të ligjit 4251/2014.

 

Kush përjashtohet

Vihet në dukje se mundësia e daljes dhe e rikthimit nuk u ofrohet poseduesve të vërtetimit të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, që iu dha në bazë të nenit 25 paragrafi 5 të ligjit 4251/2014, sqarohet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit.

Ndaje me miqte