0030 210 33 18 483

Demokracia e re: Politika që redukton pagat ka vulën e zotit Tsipras

21 Prill 2018

"Magma e politikës që redukton pagat dhe pensionet ka vulën e zotit Tsipras dhe nuk ka rëndësi nëse programi i Greqisë do të mbarojë në shtator apo në dhjetor”, ka deklaruar zëdhënësja e shtypit e Demokracisë së Re, Maria Spyraki gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

“Për fat të keq, detyrimet mbeten”, ka shtuar zëdhënësja.

Lidhur me ligjin e ri për zhvillimin që miratoi maxhoranca qeveritare, “nuk e obligon Demokracinë e Re”.

E pyetur se si i komenton sondazhet e fundit që në mënyrë konstante e nxjerrin fituese partinë më të madhe të opozitës, Spyraki tha se “nuk ka preokupojnë sondazhet, por mënyra se si paraqiten nga disa media”. Deputetë të Demokracisë së Re kanë kërkuar interpelancë për sondazhet në internet.
 

Ndaje me miqte