0030 210 33 18 483

Demokracia e Re: "Tsipras, përgjegjës për tragjedinë"?

Tribuna TV 07 Gusht 2018

“Një kryeministër i trishtueshëm që mohon të ndërmarrë përgjegjësinë për mangësitë kriminale të përgatitjes, koordinimin inekzistent dhe menaxhimin tragjik të krizës në mati, shpalli sot shembje objektesh të parregullta që duhej të ishin bërë që prej tre vjetësh”, komentoi zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki, fjalimin e sotëm të kryeministrit Tsipras.

Dhe zëdhënësja shtoi:

“Kush, përveçse ministrat e tij e pengonte të zbatonte ligjin? Kush përveçse ministrat dhe shefja e periferisë së Atikës e pengonin të avanconte në vepra që do të mbronin qytetarët nga katastrofat natyrore? Zoti Tsipras kërkon të marrë përgjegjësinë për të ardhmen tonë, mirëpo grekët i kanë kthyer shpinën. Zoti Tsipras është përgjegjësi kryesor për tragjedinë dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të shpëtojë”, thekson zëdhënësja e Demokracisë së Re.

 

Ndaje me miqte