0030 210 33 18 483

Dendias në Turqi. Çavushoglu: Jam i gëzuar nga prania e tij

TV TRIBUNA 12 Shkurt 2023

Përpjekjet e Greqisë për të ndihmuar Turqinë nuk ndalojnë këtu, theksoi ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë deklaratave të përbashkëta me homologun turk, Mevlud Cavushoglu në zonat e goditura nga tërmeti.

Çavushoglu falënderoi Greqinë dh theksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duken në ditë të tilla të vështira.

Dendias përcolli “ngushëllimet më të përzemërta” të qeverisë dhe të gjithë popullit grek, duke nënvizuar se Greqia ndodhet përkrah popullit turk. Ai shtoi se ka urdhër nga kryeministri Mitsotakis me qëllim që Greqia të bëjë ç’është e mundur për të mbështetur Turqinë në këto momente të vështira.

Nga ana e vet Çavushoglu deklaroi se prania e ministrit të jashtëm grek dëshmon për mbështetjen e Greqisë.

Më herët, gjatë mbërritjes së ministrit të jashtëm grek, Çavushoglu kishte theksuar se është i gëzuar që zoti Dendias ishte në Turqi.

Ndaje me miqte