0030 210 33 18 483

Deputetja e SYRIZA-s për kontrollet sanitare në Kakavijë

TV Tribuna 25 Korrik 2020

Deputetja e SYRIZA-s, Meropi Tzoufi, ka kërkuar interpelancë me ministrin e shëndetësisë, lidhur me atë që ajo e cilëson si “kontrolle të mangëta sanitare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës”.

Siç vë në dukje deputetja e Janinës, “shkakton shqetësim të madh mungesa e kontrolleve profilaktike në ndërthurja dhe me numrin e madh të qytetarëve që kalojnë çdo ditë pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas saj, “e veçanta e kufirit greko-shqiptar është se në pikën e Kakavijës qarkullon një numër i konsiderueshëm qytetarësh që përjashtohet nga kufizimet, si qytetarë me kartë homogjeni, posedues të lejes së qëndrimit, qytetarë me nënshtetësi të dyfishtë.

Në vijimësi ka një lëvizje të madhe qytetarësh që vijnë nga vendi fqinj), ku numri i rasteve me koronavirus është në rritje të vazhdueshme), pas respektuar protokollet sanitare.

Në këtë kuadër pyetet ministri i shëndetësisë nëse ka ndërmend të instalojë në Kakavijë ekipe shëndetësore, për gjurmimin në kohën e duhur të rasteve të mundshme, ai dhe për të garantuar informimin e domosdoshëm të punonjësve të udhëtarëve, por edhe të komunitetit lokal.

Ndaje me miqte