0030 210 33 18 483

Detajet: Si do të jetë provimi i nënshtetësisë

TV Tribuna 03 Maj 2021

Ministria e brendshme greke ka përcaktuar detajet e zhvillimit të provimit për çertifikimin e njohurive për politografisi që do të realizohet në 16 maj. Vendimi përkatës është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Vendi dhe koha e zhvillimit të provimeve

Për vitin 2021 provimet do të zhvillohen në 16 maj dhe në 7 nëntor.

Provimet do të zhvillohen në ambiente shkollore që do të jenë vënë në dispozicion për këtë qëllim nga ministria e arsimit, 24 orë përpara zhvillimit të provimeve.

Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e provimit në orën 07,00 dhe deri në orën 08,00 duhet të kenë zënë vendin e caktuar në klasën ku do të jepet provimi

Gjatë provimit ndalohet të kenë me vete telefon celular. Nëse konstatohet se dikush ka me vete celular, ai përjashtohet nga provimi.

Gjithashtu përjashtohet nga provimi, kush kapet duke kopjuar.

 

Mënyra e zhvillimit të provimit

Pyetjet sipas grupeve tematike , përveç gjuhës greke, do të jenë 20

4 nga gjeografia

4 nga kultura

6 nga historia

6 nga institucionet politike

Lidhur me provimin e gjuhës greke, në tematikën Kuptim dhe prodhim i fjalës së shkruar, kandidatët do të përgjigjen në 20 pyetje dhe të shkruajnë një tekst të shkurtër.

 

Radha e provimit është si më poshtë:

Kandidatët testohen fillimisht në gjuhën greke, sa i përket kuptimit dhe prodhimit të fjalës së shkruar.  Ky testim zgjat 90 minuta

Pas këtij testimi kandidatët kanë një pushim prej 15 minutash

Pason testimi në temat e historisë, politikës, gjeografisë dhe kulturës, që zgjat 90 minuta.

Pas kësaj ka një pushim prej 15 minutash

Në vazhdim bëhet testimi i gjuhës greke në kuptimin e fjalës së folur, që zgjat 15 minuta

Pastaj, kandidates vijnë dy nga dy për testimin e gjuhës greke në prodhimin e fjalës së folur, që zgjat 15 minuta.

Këtu, procesi është si më poshtë:

Kandidatët dëgjojnë dy herë temën akustike, pra atë që jepet e incizuar.

Atyre u jepet 3 minuta kohë për përpunimin e ushtrimeve.

Pastaj do të kenë në dispozicion 3 minuta të tjera që të hedhin në letër përgjigjet.

 

Vlerësimi dhe shpallja e pikëve

Pas përfundimit të provimit, fletët me përgjigjet e kandidatëve do të dërgohen për vlerësim.

Notat do të certifikohen nga komisioni i vlerësimit dhe pastaj lista do të dërgohet në sekretariatin e nënshtetësisë dhe do të bëhet certifikimi përfundimtar i tyre.

Pas kësaj do të krijohet një tabelë elektronike me kandidatët që kanë fituar dhe ata që nuk kanë kaluar dhe kjo do të publikohet në web site-n e sekretariatit të nënshtetësisë.

Për ata që e kalojnë me sukses privimin do të krijohet një çertifikatë dixhitale e njohurisë së mjaftueshme për natyralizim dhe do të depozitohet në portën elektronike të aplikantit.

Ndaje me miqte