0030 210 33 18 483

Detyrimet e punëdhënësve dhe punonjësve nga vendet e treta

TV TRIBUNA 16 Gusht 2019

Nuk lejohet marrja dhe mbajtja në punë e shtetasve nga vende të treta që nuk përmbushin apo pushojnë së përmbushuri kushtet e qëndrimit të tyre të ligjshëm në Greqi.

SANKSIONI: Shkelësit e kësaj dispozite ndëshkohen me gjobë 5.000 euro, për çdo punonjës shtetas të huaj, që punësojnë në kundërshtim me ligjin.

Nuk lejohet marrja dhe mbajtja në punë e shtetasve nga vende të treta, të cilëve leja e qëndrimit apo viza e hyrjes që posedojnë nuk  u jep të drejtën e marrëdhënieve të punës, apo kanë vërtetim se kanë aplikuar për leje qëndrimi që nuk u jep akses në tregun e punës.

SANKSIONI: Shkelësit e kësaj dispozite, përveç sanksioneve të tjera ligjore, ndëshkohen me gjobë 1.500 euro për çdo të punësuar që ka leje qëndrimi, por që nuk i ofron akses në tregun e punës.

SANKSION 2: Kur shkelja e kësaj dispozite bëhet me qëllim futjen e shtetasve të vendeve të treta në rrugën e prostitucionit, përveç sanksioneve të tjera që parashikon ligji, punëdhënësi ndëshkohet me burg të paktën dy vjet, dhe një gjobë prej të paktën 6.000 euro.

Në rast se viktima është e mitur, atëherë punëdhënësi ndëshkohet me burg deri në 10 vjet dhe me gjobë nga 10.000 deri 50.000 euro.

Ndaje me miqte