0030 210 33 18 483

Detyrimet ndaj shtetit, 120 këste dhe një “qethje” e madhe e debiteve

Tribuna TV 01 Shkurt 2019

“Rregullimi me 120 këste do të komunikohet muajin e ardhshëm dhe do të parashikojë një qethje të madhe të detyrimeve, sa të debitit fillestar, aq edhe të kamatë vonesave”, deklaroi zëvendësministri i sigurimeve shoqërore Tasos Petropoulos.

Ai shtoi se “reduktimi total mund të arrijë deri në 70%, në varësi të shumës dhe kamatave”.

“Në mars do të jemi në gjendje të zbatojmë rregullimin, që do të realizohet përmes aplikimit elektronik të EFKA-s dhe KEAO-s (Qendra e Vjeljes së Detyrimeve për Siguracionit), me tre hapa të thjeshtë dhe klikimin e një butoni”, tha Petropoulos.

“Në këtë rregullim mund të përfshihen rreth 550.000 profesionistë të lirë (elefteros epagelmatias), 22.000 shkencëtarë dhe 350.000 fermerë që kanë detyrime me vlerën e përgjithshme 16 miliardë euro nga vitet e kaluara, kur ishin të detyruar që të mbyllnin bizneset për shkak të kontributeve tepër të larta që duhej të paguanin”,

Nënvizoi zëvendësministri i sigurimeve shoqërore, duke folur për radion News 24/7.

Ndaje me miqte