0030 210 33 18 483

Dhurata e Pashkëve, si përllogaritet dhe kur do të jepet

TV TRIBUNA 18 Prill 2019

Sipas ligjeve greke, gjithë punonjësit e sektorit privat, që kanë marrëdhënie pune të varur, për një kohë të caktuar apo të pacaktuar, gëzojnë të drejtën e përfitimit të dhuratës së Pashkëve.

Në përllogaritjen e shumës që i përket secilit si dhuratë, merret parasysh mënyra e pagesës të punonjësve, domethënë, nëse paguhen me rrogë apo me ditë pune.

Periudha për të cilën llogaritet dhurata fillon më 1 janar deri më 30 prill të çdo viti.

Kështu, nëse dikush punon gjatë gjithë periudhës në fjalë, ka të drejtë të marrë gjysmë page mujore nëse paguhet me rrogë, apo 15 ditë pune nëse paguhet me ditë.

Kur paguhet

OAED-i ka filluar që nga e enjtja, 18 prill, të paguajë dhuratën e Pashkës për të papunët.

Punëdhënësit janë të detyruar sipas ligjit që t’u paguajnë dhuratën e pashkëve punonjësve deri më 24 prill; nëse ndonjë punëdhënës dëshiron dhe i ka mundësitë, mund ta japë edhe para kësaj date.

Dhurata nuk lejohet të konvertohet në mall dhe mospagesa ka pasoja të rënda për kundravajtësit.

Ndaje me miqte