0030 210 33 18 483

Dokumente që vërtetojnë qëndrimin e vazhdueshëm dhe të ligjshëm në Greqi

TV TRIBUNA 01 Gusht 2019

Shtetasi i vendit të tretë që dëshiron të natyralizohet, me qëllim që të dëshmojë qëndrimin e tij të ligjshëm dhe të vazhdueshëm në Greqi për vitet që kërkohen në bazë të ligjit, është i detyruar të paraqesë çdo lloj dokumenti me karakter publik që dëshmon se Greqia është vendi i marrëdhënieve jetike të tij.

Dëshmi të qëndrimit të vazhdueshëm do të mund të ishin, të kombinuara apo më vete, këto dokumente:

- Kopjet e deklaratave tatimore nga rezultojnë të ardhurat që janë deklaruar në kohën e duhur.

- Vërtetim për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore të Greqisë.

- Vërtetime të ndjekjes nga ana e fëmijve të tij, të shkollave që gjenden në Greqi, për periudhën kohore që kërkohet.

- Kontrata pune private.

- Vërtetime të entit të sigurimeve shoqërore për periudhën e punës, p.sh. kartelë ensimash me numrin e ditëve të punës.

- Vërtetim për fillimin dhe vazhdimin e një veprimtarie si profesionist i lirë, nga zyra tatimore e vendbanimit.

- Kopje e kontratës së marrjes me qera të një pasurie të patundshme, ku shkruhet emri i të interesuarit.

- Pasaporta, që i përkasin periudhës së kërkuar dhe nga nuk rezulton largimi i pajustifikuar nga vendi sa të konsiderohet se i ka shkëputur lidhjet me Greqinë.

- Fatura të elektrikut, ujësjellësit apo telefonisë celulare dhe fikse, me emrin e të interesuarit.

- Fatura nga institucione bankare që ndodhen nën mbikqyrjen e bankës së Greqisë.

- Fatura për tansferta parash në vendin e origjinës, përmes institucioneve bankare apo kompanive ndërmjetëse në shkëmbimin e parave, që ndodhen nën mbikëqyrjen e bankës së Greqisë.

- Vërtetime për ndjekjen e mësimeve të gjuhës greke nga institucione arsimore publike apo nga institucione private, që ndodhen nën mbikëqyrjen e ministrisë së arsimit dhe fesë.

Çdo dokument tjetër publik, p.sh., vërtetime për shtrim në spital, vërtetime për siguracion privat nga kompani sigurimesh që ndodhen në Greqi, apo siguracion indirekt si person në ngarkim.

Ndaje me miqte