0030 210 33 18 483

Donin të hiqnin qafe 27 vjeçarin, pranga për një grek dhe dy shqiptarë

Tribuna TV 14 Prill 2018

Një shtetas grek dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në ishullin e Rodosit, për një çështje tepër të veçantë. 
33 vjeçari grek kishte inskenuar eliminimin e ortakut të tij shqiptar, me të cilin kishin së bashku një dyqan permanenti.
Me ndihmën e dy shqiptarëve që gjithashtu u arrestuan, fillimisht ortaku 27 vjeçar ishte qëlluar me armë zjarri. Kjo ndodhi më 15 janar të këtij viti, ndërsa 27 vjeçari ishte në makinën e tij. Po për fat, nuk u lëndua.
Më pas tentuan t’i vinin në banesë një sasi droge dhe pjesë të një arme luftarake, me qëllim që ta penalizonin.
Gafa e tre autorëve të shantazhit ishte se i bënë telefonata kërcënuese 27 vjeçarit, në kohën që policia kishte filluar hetimet dhe kështu i vuri ata nën pranga.
Gjatë arrestimit, të tre ata, një grek dhe dy shqiptarë, nisën të tregoni detaje për aktet e tyre.
Nga kontrolli në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi në cilësinë e provës, një sasi kanabisi me peshë 504 gramë, 47,5 gramë kokainë, një pistoletë me fishekë, një autoveturë dhe një motoçikletë, 10 celularë, 2 tableta dhe një shumë parash prej 3000 eurosh.
27 vjeçari shqiptar gëzon simpati të madhe në radhët e banorëve. Madje një i moshuar kishte dashur ta birësonte, ndërsa i kishte hapur dhe një llogari bankare mjaft të pasur. Por pengesat ligjore nuk e bënë të mundur birësimin, edhe pse prindërit e 27 vjeçarit, që jetojnë në Shqipëri, kishin dhënë pëlqimin e tyre. 

Ndaje me miqte