Dora Bakojanis diagnostikohet me kancer të gjakut
TV TRIBUNA
19 Tetor 2021
Dora Bakojanis, ish ministrja e jashtme dhe motër e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është diagnostikuar me mielomë të shumëfishtë, një sëmundje që njihet ndryshe si kancer i gjakut.
Lajmin e ka bërë publik vetë zonja Bakojanis me një postim në Facebook.
Pesëqind njerëz në vit diagnostikohen me mielomë të shumëfishtë në Greqi.
Një prej tyre jam tashmë edhe unë.
Mielomë e shumëfishtë në një stad tepër fillestar dhe me prognozën më të mirë të mundshme për ecurinë e sëmundjes.
Asnjëherë nuk është e lehtë të mësosh se ke kancer.
Atë që nuk e kontrollon, atë që të vjen papritur nga askundi, kjo të tmerron më shumë.
Dhe të tmerron jo vetëm për vete, po për gjithë ata që i do dhe të duan.
Ndërkaq, kjo sëmundje luftohet dhe mundet.
Dhe nëse një gjë është e sigurte, është se kurrë nuk jam tërhequr nga asnjë betejë në jetën time.
Do të vazhdoj të punoj normalisht dhe të luftoj për këtë vend që kaq shumë e dua, njëkohësisht me terapinë time.
499 të tjerëve një gjë kam për t’iu thënë: kjo është një sëmundje me të cilën mësohesh të jetosh. Paralelisht. Njëkohësisht.
Është një tjetër rrethanë, një tjetër problem në jetën e përditshme.
Nuk është diçka më shumë. Nuk do të ligështohemi. Nuk do të ndryshojmë.
Besoj se jua kisha borxh një të vërtetë.
Përndryshe, nuk jam lloji i njeriut që fshihet.
Jam në duart e mjekëve të shkëlqyer që ka vendi ynë dhe ndihem e vendosur për këtë fitore dhe shumë optimiste për të ardhmen.
Aktualisht deputete e Demokracisë së re, Dora Bakojanis ka shërbyer që prej vitit 1990 në disa kabinete të qeverive konservatore, ndërsa nga viti 2003 deri në 2006 ishte kryetare e bashkisë së Athinës, ku u shqua për një hapje mbresëlënëse ndaj komuniteteve të emigrantëve.
Ndaje me miqte