0030 210 33 18 483

Drejtori i Emigracionit u përgjigjet pyetjeve

Tribuna TV 03 Tetor 2020

Ilias Hronopoulos, drejtori i drejtorisë së emigracionit Athinë, u përgjigjet pyetjeve të shikuesve

PYETJE: Humba datën për marrjen e të dhënave biometrike. Çfarë bëj tani?

PËRGJIGJE: Dërgon email te emaili që është për takimet, dam_@attica.gr dhe kërkon takim të ri për këtë qëllim.

 

PYETJE: Sa vonon përgjigjja?

PËRGJIGJE: Në këto momente kemi 3.500 – 4.000 emaile që presin përgjigje.

Në këtë moment që po flasim, po përpiqemi të përfundojmë gushtin.me këtë punë, pra me dhënien e përgjigjeve merren 4 nëpunës, por volumi po rritet.

Por edhe qytetarët duhet të ndalojnë së dërguar nga dy e tre emaile dhe duhet gjithashtu të jenë konkretë në atë që kërkojnë.

Domethënë, dërgojnë një email dhe thonë “dua takim” dhe hedh edhe një numër pasaporte.

Kështu e bën shumica. Nuk shkruajnë as ku banojnë, as çfarë leje kanë...

 

PYETJE: Më kanë kërkuar dokumenta plotësuese, çfarë duhet të bëj?

PËRGJIGJE: I dërgoni me letër rekomande ose me kurier.

 

PYETJE: Kam marrë pasaportë të re, a duhet ta deklaroj menjëherë?

PËRGJIGJE: Jo, në bazë të ligjit, pasaporta e re mund të deklarohet gjatë rinovimit të lejes së qëndrimit.

 

PYETJE: Kam marrë pasaportë të re, mirëpo lejen e kam të ngjitur tek pasaporta e vjetër. Çfarë duhet të bëj?

PËRGJIGJE: Do të mbani me vete të dy pasportat.

 

PYETJE: Ndërrova pasaportë ndërsa aplikimi im është duke u shqyrtuar. Çfarë bëj në këtë rast?

PËRGJIGJE: Në këtë rast duhet detyrimisht ta deklarojë, duhet ta dërgojë me postë rekomande ose me kurier.

 

PYETJE: Nxorra pasaportë të re, pasi humba të vjetrën, ndërsa te “Poreia fakelou” duket se kërkesa ime është marrë në dorëzim dhe po shqyrtohet. Çfarë duhet të bëj?

PËRGJIGJE: Njëlloj si më sipër. Duhet ta deklarojë para se të dalë leja.

Gjithashtu këtu duhet të shtoj se rastet që i përgjigjemi kërkesës për rinxjerrje të lejes (“Epanekdosi adias”), është ku pasaporta humbet apo del jashtë përdorimit, apo ndryshojnë të dhënat personale, domethënë, ndryshon emri, ndryshon mbiemri, etj.

Atëherë detyrimisht bëjmë rinxjerrjen e lejes, gjë për të cilën kërkesa bëhet nëpërmjet emailit, në adresën e emailit që është për takimet.

 

PYETJE: Ndryshova adresën e banimit, apo ndryshoi diçka në gjendjen  familjare. Çfarë duhet të bëj në këtë rast?

PËRGJIGJE: Brenda dy muajsh, i dërgojnë të dhënat e reja me postë rekomande ose me kurier.

 

Ndaje me miqte